DATA CENTRUM kërkon të punësojë Financier/e me kohë të plotë
Profili
• Të ketë perfunduar Fakultetin Ekonomik
• Të ketë te pakten 2 vjet pervoje pune
• Të ketë njohuri dhe aftësi në programet kompjuterike e financiare, veçanërisht Microsoft Excel dhe Alpha kontabilitet
• Të zoterojë gjuhën angleze
• Të ketë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi
• Të ketë aftesi të punojë në grup dhe në presionin e afateve kohore
Përgjegjësitë & detyrat kryesore
• Të regjistrojë faturat shitje e blerje për shpenzime dhe të ardhura
• Të regjistrojë dokumentacionin në kontabilitet
• Të përgatisë Raportet Periodike Financiare
• Të bëjë deklarimet pranë autoriteteteve tatimore në kohë
• Të dokumentojë shpenzimet financiare të projekteve
• Të përgatisë preventivin në fazën e projekt-propozimit
• Të përgatisë analizën e shpenzimeve në përfundim të çdo projekti
• Të planifikojë dhe shlyej në kohë shërbimet utilitare
• Të mbajë marrëdhëniet dhe rakordojë me palët e treta si klientët, furnitorët
• Mbështet përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrje në tendera
• Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV me foto (shqip dhe anglisht) në adresën tonë elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Aplikimet janë të hapura deri në dt. 20 Janar 2018.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.