DATA CENTRUM kërkon punonjës me kohë të pjesshme ose me bazë projekti për pozicionet e mëposhtme
1) INTERVISTUES TERRENI
- Të kenë përvojë me kryerjen e intervistave, sondazheve ose anketave në terren (në banesë, në rrugë, në pikat e shitjes) dhe/ose përmes telefonit
 - Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë
 - Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup
 - Të jenë korrekt dhe fleksibël
 - Të jenë të kujdesshëm dhe të saktë gjatë mbledhjes së të dhënave
 - Të respektojnë udhëzimet dhe rregullat e punës, të jenë etikë dhe të përgjegjshëm
 - Të jenë të gatshëm të udhëtojnë në qytete e fshatra të ndryshëm të Shqipërisë
 
2) SUPERVIZORË TERRENI
- Të kenë përvojë me supervizimin, monitorimin dhe kontrollin e grupeve të punës në terren
 - Të kenë përvojë me intervistimin, sondazhet ose anketimet në terren dhe/ose telefon
 - Të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë
 - Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup
 - Të respektojnë standardet dhe etikën e punës studimore
 - Të jenë të gatshëm të udhëtojnë në qytete e fshatra të ndryshëm të Shqipërisë
 - Preferohet të disponojnë leje qarkullimi automjeti tip B dhe automjet personal
 
3) KONTROLLORË CILËSIE
- Të kenë përvojë me monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së të dhënave
 - Të kenë përvojë me intervistimin, sondazhet ose anketimet në terren dhe/ose telefon
 - Të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë
 - Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup
 - Të respektojnë standardet dhe etikën e punës studimore
 - Të jenë korrekt dhe fleksibël
 
Do të punojnë pranë zyrave tona Tiranë
4) OPERATORË PËR HEDHJEN E TË DHËNAVE
- Të kenë përvojë me hedhjen e të dhënave në sisteme elektronike (online / offline)
 - Të jenë të aftë të punojnë shpejt dhe me saktësi
 - Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë
 - Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
 - Të jenë korrekt dhe fleksibël
 
Do të punojnë pranë zyrave tona Tiranë
Të interesuarit duhet të dërgojnë një CV me foto në adresën tonë elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
MOS HARRONI: specifikoni edhe pozicionin për të cilin aplikoni
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.