DATA CENTRUM organizon vazhdimisht grupe diskutimi mbi shërbimet dhe produktet e përdorimit të përditshëm.
Qëllimi i këtyre diskutimeve është njohja e opinionit të konsumatorëve në lidhje me tematika të caktuara si telefonia celulare, interneti, media, shërbimet utilitare, produktet ushqimore, bankat, etj.
Ne ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre diskutimeve të cilat zhvillohen pranë zyrave tona, në një ambient mikpritës dhe të ngrohtë, ku mund të shpreni mendimin dhe përvojën tuaj, si dhe të jepni sugjerime për përmirësimin e këtyre shërbimeve apo produkteve.
Në përfundim të diskutimit, për pjesëmarrjen ofrohet edhe një shpërblim simbolik për kohën tuaj.
Nëse dëshironi që mendimi juaj si qytetar dhe konsumator të dëgjohet, ju lutem na kontaktoni si më poshtë
- në adresën tonë elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
- në numrin tonë të telefonit 00355 (0) 44 50 63 63
- në faqen tonë në Facebook
Ju mirëpresim!